Xhevdet Qeriqi, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka thënë se arrestimi i tij i më hershëm dhe thirrja e sotme në intervistë nga policia është bërë për t’i përçarë veteranët. Ai tregoi se nuk ka pranuar të jap asnjë deklaratë edhe pse rrezikon të dënohet për këtë. Qeriqi tregoi se nuk ka qenë në mesin e atyre që e gjuajtën zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi me gurë. Protestat tha se do të vazhdojnë dhe siguroi se angazhimi i tij nuk i sjellë të mira personale, por gjithçka e bën për ish-bashkëluftëtarët.
Në Info Magazinen e sotme, në të cilën u diskutua për protestat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ftuar ishte Xhevdet Qeriqi, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së.
Qeriqi, i pyetur rreth arrestimit të tij të më hershëm nga Policia e Kosovës, dhe thirrjes së sotme për intervistë nga forcat e rendit, ka thënë se në të dy rastet nuk ka pranuar të deklarohet, sepse është i bindur se marrja e tij në pyetje po bëhet për përçarje mes veteranëve.
Ai ka shpalosur për Info Magazine të dyja rastet kur kishte të bënte me Policinë e Kosovës.
“Sot në polici jam thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e të dyshuarit”.
“Policët që më pranuan as nuk më janë prezantuar, ishin civilë dhe nuk më njoftuan fare se kush janë, vetëm se më thanë që jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit”.
“Kurse herën e parë pas përfundimit të protestës kam shkuar në shtëpi, pastaj kanë ardhur dy policë civilë, dhe më kanë arrestuar si organizator i protestës”, tha Qeriqi, njofton Klan Kosova.
“Nuk më kanë dhënë ndonjë flet-arrest. Pastaj më kanë paraburgosur për 24 orë”.
Ai tregoi përse nuk pranoi assesi t’i deklarohet policisë.
“Nuk kam dhënë asnjë dëshmi kundër bashkëluftëtarëve të mi”
“Policët u munduan të më bëjnë presion, deshën detyrimisht të më merrnin deklaratën, por unë kam refuzuar të jap dëshmi edhe nëse dënohem”.
“Ata e kanë pasur si lloj politike që unë të dëshmojë kundër bashkëluftëtarëve të mi dhe të krijojnë përçarje”
Qeriqi, që siguroi se gjithë angazhimin e tij e ka vetëm për të mirën e shokëve të luftës, tha se ai është kundër çfarëdo sulmi ndaj zyrtarëve politike, porse nganjëherë protesta po i del nga kontrolli.
“Unë nuk përfitojë asgjë personalisht, asnjë cent edhe pse jam kryetar i këshillit”
“Por as kush nuk është kujdesur as për familjet e veterinarëve që kanë vdekur pas lufte”
“Këto vonesa janë të pakuptimta, është absurde, maksimum është dashur krejt kjo brenda 2 muajve të përfundohet, por e gjitha është bërë politike, ndërsa listat janë të fryra.
Qeriqi tha se nuk ishte në mesin e atyre që e gjuajtën Hashim Thaçin me gurë në protestën e fundit të veteranëve.
“Nuk e kam gjuajtur Thaçin me asgjë”.
“Në momentin që ka kaluar ai unë isha i ulur, përndryshe kam intervenuar që të ndalen gjuajtjet e shisheve në drejtim të tij, nuk kam asgjë personale me Thaçin”.
Ai tregoi se protestat e veteranëve nuk do të ndalen, por do të intensifikohen edhe më shumë.
“Do të organizohemi edhe më mirë dhe do të vazhdojmë me protesta”
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave, prinë VV më 47.09%
Moti sot në Shqipëri
Vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot me seancë të jashtëzakon...
OVL e UÇK-së organizon sot homazhe për Ditën e Veteranit