Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Shqipëri Arben Ahmetaj e ka thënë se viti 2015 është viti më i mirë sa i përket sektorit të turizmit, me një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve.
Edhe pse bilanci vjetor do ende kohë, të dhënat e 6 mujorit të parë tregojnë se sivjet janë 140 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Ndërkohë që qeveria po i fokuson politikat e saj drejt një turizmi gjithëvjetor, në të 12 muajt e vitit; një potencial që Shqipëria e ka me bollëk. Ministri tha se synimi është që këtë vit të arrihet një shifër prej 3.5 mln turistë në total.
Ai kërkoi që sektori privat që të rris cilësinë e shërbimeve, modestinë, mikpritjen dhe të rregullojë çmimet duke i bërë ato të krahasueshme me vendet e tjera të rajonit. Ministri nuk mohoi që ka problematika siç janë edhe problemet me ujin dhe me energjinë, por gjithçka po shkon drejt përmirësimit dhe se këto janë probleme të trashëguara.
Tjetër risi për Ahmetajn këtë vit është edhe tipologjia e turistëve që kanë ardhur në Shqipëri, jo thjesht nga rajoni por nga e gjithë bota.
Ndërsa foli edhe për ligjin e ri të turizmit që nuk gjeti konsensusin e opozitës dhe nuk u dekretua as nga presidenti Nishani, Ahmetaj tha se presidenti e ka bërë zakon të kthejë ligjet, dhe se në shtator Parlamenti do e kalojë sërish ligjin pasi se nuk ka çfarë ti ndryshojë.
Ahmetaj i bëri këto deklarata sot ndërsa pati një takim me një grup turistësh dhe arkeologësh italianë të cilët shfaqën interes për të vizituar dhe eksploruar Rrugën Egnantia, të cilën qeveria synon ta kthejë në një atraksion turistik të karakterit historik dhe kulturor.
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...