Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se vështirë beson se mund të ndodhë shembim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një intervistë për të përditshmen sarajevase, Avaz.ba, ka ndër shumë tema, ka folur edhe për dialogun Prishtinë – Beograd.
“Ne përkrahim çdo marrëveshje që rezulton në bashkëpunim më të fortë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe me stabilitet më të madh në rajon”, ka thënë Kurz, përcjell Klan Kosova.
“Për aq sa dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është shqetësim, unë ju premtojë liderëve të dy vendeve përkrahjen e plotë me shpresën e progresit të afërt në të ardhmen”.
“Vështirë e imagjinoj shkëmbimin e territoreve, sepse rajoni nuk do të duket më stabil, nëse pas disa vitesh të konflikteve të armatosura, ne përsëri provojmë që të lëvizim kufijtë”./klan kosova/
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...