Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, njëherit koordinator nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, mbajti takimin konsultativ në lidhje me hartimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për vitin 2018-2023.
Zëvendësministri Xhemajlaj tha se Strategjia dhe Plani i Veprimit për MIK janë dokumente të rëndësishme të cilat mund të plotësohen dhe ndryshohen në vazhdimësi në aspektin e zbatimit gradual të parametrave, objektivave, veprimeve dhe proceseve të punës, në sferën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Kufijve.
Ai tha se ne duhet t’i përshtatemi rregullave dhe mundësive në përputhje me gjendjen në terren, interesave strategjike të Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve brenda standardeve të BE-së.
Poashtu është diskutuar për formimin e gurpit punues për themelimin e Planin e Veprimit të Strategjisë 2013-2018, si dhe për harmonizimin e strategjisë konform udhëzimeve administrative, që do të rrisin nivelin e sigurisë.
Në këtë takim morën pjesë të gjithë akterët e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët do të punojnë në hartimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për vitin 2018-2023./EO/
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...