Është anuluar sërish seanca në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilën duhej të raportonte shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Seanca e këtij komisioni deri më tani disa herë është anuluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov nuk arriti të raportoi para anëtarëve të komisionit, sepse kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski ka kërkuar që deputetët që kanë certifikatë të sigurisë të marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura tek kryetari i Republikës së Maqedonisë. Materialet, sipas Milloshoski, janë kyçe për politikën ndërkombëtare dhe për punën e ministrit Dimitrov.
Jo zyrtarisht këtë radhë seanca është anuluar për shkak se shumë deputetë shfrytëzojnë pushimin vjetor.
Seanca e ardhshme është caktuar për më 23 gusht në orën 10:00.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...