Malcom ishte lavdëruar nga Ernesto Valverde pas paraqitjes së tij të parë si startues te Barcelona dhe golit të shënuar në disfatën 4 me 2 kundër Romas në International Champions Cup.
Pas inkuadrimit në fushë nga bankina dhe golit nga penaltia në fitoren ndaj Tottenhamit javën e kaluar, ish anësori i Bordeauxit, Malcom, ishte pjesë e njëmbëdhjetshes startuese të martën, transmeton portali arbresh.info.
Në përballjen kundër skuadrës që e refuzoi pas reagimit në momentet e fundit nga Barcelona për të rrëmbyer marrëveshjen, Malcom realizoi pas vetëm katër minutave në pjesën e dytë të ndeshjes në stadiumin AT&T.
“Ai është një lojtar që përshtatet mirë me lojën”, ka thënë trajneri i Barcelonës pas ndeshjes.
“Ai është një lojtar që mund të kaloj në mes të linjave dhe është i vështirë për ta lëvizur. Ai është një lojtar që ka goditje të mirë”
“Ne jemi të kënaqur me adaptimin e tij të shpejtë”
Malcom riktheu epërsinë e Barcelonës pas mohimit që Stephan El Shaarawy i bëri golit të epërsisë së Rafinhas, para se Roma të finalizonte një rikthim sensacional me tri gola brenda tetë minutave./arbresh.info/
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...