OBRM-PDUKM në ditët në vijim do të tregon se a do ta bojkotojë referendumin. Sipas njoftimit nga sekretari gjeneral, Igor Janushev, organet partiake do të sjellin vendim se si do të prononcohen në lidhje me referendumin e caktuar për me 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM është parti demokratike, gjithkush ka të drejtë në mendim, ndërsa qëndrimet zyrtare i deklaron zyrtarisht”, tha Janushev duke u përgjigjur në pyetjen se nëse thirrja për bojkot i deputeti Antonio Milloshoski është edhe qëndrim i partisë.
Janushev e përsëriti qëndrimin e tij se nuk pajtohet me pyetjen e referendumit dhe kjo për ata është paqartë.
“Qeveria ka vendosur të mbajë referendum për marrëveshjen me Greqinë pa dëgjuar mendimin e 455.000 qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët udhëhiqen nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni. Zaev me forcë shtyn pyetjen me paqartë për të plotësuar linjat e kuqe greke. Të ishte bindës se është mbrojtur identiteti, Zaev nuk do të manipulonte me pyetjen e paqartë në kundërshtim me ligjin për referendum dhe Kushtetutën. Pyetja duheshe të jetë vetëm për marrëveshjen me Greqinë. Kështu e mbulon me BE dhe NATO”, tha Janushev.
Ai tha se është turp që referendumi të identifikohet me atë të vitit 1991, sepse atëherë ka pasur konsensus. Janushev theksoi se nëse nuk kalon referendumi, qytetarët presin dorëheqjen, ndërsa jo të hidhet vendimin në institucionet. /Telegrafi/
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...