Bisedimet në mes të forcave qeveritare siriane dhe grupit militant, Shteti Islamik, për këmbimin e të burgosurve në jug të Sirisë, kanë dështuar, pasi IS-i ka dalë me kushte të reja, thanë sot aktivistët.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër, tha se këto negociata kishin për qëllim që të arrihej një marrëveshje me IS-in, që grupi militantë të lironte pengjet civile, rreth 30 gra dhe fëmijë që u rrëmbyen javën e kaluar gjatë luftimeve në provincën jugore, Sweida.
Në këmbim të lirimit të pengjeve, Qeveria siriane ishte e gatshme që të lironte 150 luftëtarë të IS-it dhe të hapte një korridor që të mundë të largoheshin militantët nga kjo zonë.
Aktivistët thonë se marrëveshja dështoi pasi IS-i kërkoi tërheqjen e plotë të trupave siriane nga Sweida.
Vëzhguesi Sirian tha se forcat qeveritare siriane, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje, rinisën sulmet ajrore në zonat në afërsi të Lartësive Golan – territor i okupuar nga Izraeli – ku gjenden të rrethuar militantët e IS-it.
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...
Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së ...
Provimi i maturës me korniza të reja
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...