Zëvendësministri Artan Berisha ndër aktivitetet e tij ka listuar edhe takimin me ministrin dhe sekretarin e përgjithshëm në ministrinë ku punon.
Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Artan Berisha, në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com shkruan se në fillim të prillit është takuar me ministrin e tij, Shyqiri Bytyqi.
“Qëllimi i takimit ishte shumë me rëndësi, pasi që diskutuam shumë gjëra rreth fushës së arsimit …”, thuhet në raport.
Berisha thotë se është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të MASHT-it, Ekrem Kastratin dhe se janë dakorduar bashkëpunim.
Ai po ashtu ka listuar edhe disa takime, që kryesisht shkruan se ka qenë i shoqëruar nga deputeti i partisë së tij, Veton Berisha.
Në mesin e takimeve të raportuara ishte edhe takimin me disa anëtar të shoqërisë civile, por edhe ku e festoi ditën e Romëve.
“Në cilësi të zëvendësministrit të MASHT isha në Restaurant “Nafron …” në Prizren për Ditën ndërkombëtare të Romëve. Përfaqësova ministrin e MASHT dhe Partin Liberale Egjiptiane, i’u urova Ditën Ndërkombëtare të Romëve”, ka shkruar ai në fund të raportit të tij të punës.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën