WhatsApp njoftoi në maj se do të fuste thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti dhe nga sot ky funksion është i përdorueshëm në iOS dhe Android.
Funksioni që bën thirrje grupi mbështet deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht se ku ndodhen këta njerëz.
Kompania thotë se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.
WhatsApp ka bërë me dije se ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë. WhatsApp nisi së pari lidhjen me video në vitin 2016, ndërsa telefonatat vetëm me audio janë bërë që në 2014 dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon.
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...