Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje paradite, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, sot në datën 31 korrik, nga ora 10:00-12:00.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi dje një letër ngushëllimi familjes së z. Luan Hajdaraga, në të cilën thuhej: Të dashur Elsa, Luela dhe Ervin! Me dëshpërim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Luanit, bashkëshortit e prindit tuaj të jashtëzakonshëm dhe kolegun e mikun tim të sinqertë.
Luan Hajdaraga ishte një njeri i rrallë, që ia kushtoi jetën, aftësitë dhe kontributin e tij të shquar arsimit, kulturës, politikës dhe interesit publik.
Luani ynë ishte ndër shkencëtarët e parë shqiptar, diplomuar jashtë shtetit dhe që për një kohë të gjatë kontribuoi si shkencëtar e drejtues në institucionet e arsimit dhe të shkencës shqiptare.
Si bashkëthemelues dhe zëvendëskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Luan Hajdaraga kontribuoi si rrallëkush me kapacitetet, pasionin dhe përkushtimi e tij për ndërtimin e të majtës moderne shqiptare dhe përpunimin e zbatimin të programit të saj politik dhe qeverisës.
Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, Luan Hajdaraga u shua si një legjislator i talentuar, përfaqësues i spikatur i qytetarëve shqiptare.
Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Luan Hajdaraga u dallua për devocionin e tij në shërbim të atdheut e të sigurisë kombëtare, si një personalitet shtetëror dhe partner dinjitoz i aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Luani do të na mungojë të gjithëve, juve si bashkëshort e prind i dhembshur, me shpirtin e ndjeshëm dhe zemrën e madhe, ndërsa ne, miqve e kolegëve të tij, si një shok e vëlla i pazëvendësueshëm. U prehtë i qetë, në dheun e Shqipërisë, të cilës iu përkushtua me diturinë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij. Juaji sinqerisht, Gramoz Ruçi.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...