Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Regjisorit Bekim Lumi.
LDK në telegram ka shkruar se Lumi ishte mik e bashkëpunëtor për LDK’në, duke dhënë kështu gjithë potencialin e tij për kulturën dhe artin.
“Me rastin e vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Lumi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Bekim Lumi ishte anëtar i Këshillit të Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport të LDK-së, mik e bashkëpunëtor duke dhënë kështu gjithë potencialin e tij për kulturën dhe artin. Veprimtaria e tij prej artisti kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë. Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën e regjisorit Bekim Lumi në ngritje të shumë brezave të artistëve në Kosovë. Ngushëllime Familjes Lumi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë artistëve”, thuhet në telegramin e LDK’së
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...