Ditëve të fundit është riaktualizuar problemi i vijës kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë, megjithatë ky pritet të jetë vetëm një nga rreth 200 kontestet kufitare që do t’i ketë Kosova me fqinjin verior gjatë demarkimit të kufirit.
Madje, sipas deputetëve, vetëm në këtë fshat janë paraqitur rreth 170 pronarë të cilët ankohen për fatin e pronave të tyre.
Vendosja e një tabele kufitare nga ana e KFOR-it në fshatin Karaçevë të Kamenicës ka shqetësuar banorët e këtij fshati, megjithëse KFOR-i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për lëvizje të kufirit, porse vetëm ka zëvendësuar tabelën e vjetër, shkruan Zëri.
Deputetë të Kuvendit të Kosovës të dielën kanë vizituar Karaçevën dhe thonë se 170 deri në 180 pronarë kanë shprehur shqetësimit e tyre për fatin që do t’i kenë tokat e tyre pas demarkimit të kufirit me Serbinë që pritet të ndodhë pas arritjes së marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, shkruan më tutje “Zëri”.
Megjithatë, kontesti kufitar në Karaçevë pritet të jetë vetëm një nga rreth 200 kontestet kufitare që do të jenë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pavarësisht kësaj, nga Komisioni Qeveritar për Mirëmbajtjen dhe për Shënimin e Kufirit kanë thënë për gazetën “Zëri” se ata e kanë studiuar mirë vijën kufitare me Serbinë dhe janë përgatitur mirë për këtë çështje.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth problemeve që pritet t’i ketë Kosova më Serbinë gjatë demarkimit të kufirit.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...