11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në këtë fund korriku për vitin 2018. 23 654 unaza kanë shkëmbyer çiftet shqiptare me njëri-tjetrin. Por çka është interesante, është se dasmat e këtij sezoni po i largohen tradicionales.
“Ajo që vihet re sivjet është rritja e numrit të dasmave si dhe zënia e ditëve që nuk ka qenë ditë tradicionale dasmash, si e marta, e mërkura apo e premtja. Kërkesa është e lartë ndaj e shtunë e diela nuk mjaftojnë. Pothuajse gushti është I zënë, edhe korriku me shtatorin ire, po gushti totalisht i zënë”, shprehet Adhurim Boshku, menaxher lokali dasmash.
Ndryshe nga vitet e kaluara që shqiptarët kanë pasur frymën e organizimit të një dasme madhështore, këtë vit ajo çfarë preferojnë më së shumti nusja me dhëndrin është një ndërthurje midis thjeshtësisë dhe elegantes në ditën e tyre më të rëndësishme.
Arjola, që kujdeset për dekorin në dasmë, klientët më të shumtë i ka emigrantë, të cilët ndryshe nga shqiptarët që jetojnë këtu nuk mendohen dy herë për shpenzimet e dasmës.
“Shumë shqiptarë që jetojnë jashtë zgjedhin që të pajtojnë një organizuese eventesh në ditën e tyre më të rëndësishme. Me këto çmime që ne kemi është shumë lirë, nëse e bëjnë dasmën në vendin ku jetojnë do ju shkoj 10-fish. Dhe po, shpenzojnë më shumë se shqiptarët që jetojnë këtu” , thotë Arjola Buzi, organizuese dasmash.
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike