Rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane, publikuar nëntorin e 2015-tës, për punësimin ligjor të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria ka dhënë mjaft efekt.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfirmoi Deutsche Welles “rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet.”
Qëllimi i kësaj nisme ishte të ulej vala e azilkërkuesve te parregullt. Dhe në fakt, nuk ishin të paktë ata që arritën ta përmbushnin dëshirën e tyre.
Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza. Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme, thotë DW.
Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, gati 23.000 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për rreth 4800 vetëve.
Miratimi provizor paraprak është kusht për të marrë vizën e punës. Prishtina faktikisht paraqitet me problematikja në këtë drejtim me me shume se nje vit kohe pritjeje, ndërsa ne tirane, kjo periudhë është 6 muaj. Duke i shtuar kësaj edhe kohen e përpunimit të dokumenteve, shfaqet një problem i ri: Duke qenë se punëdhënesi ka nevojë shpejt, ndërsa personi nuk arrin të marrë dot vizën në kohën e duhur, ai mund të kërkojë zgjidhje diku tjetër dhe oferta për punë bie./tch/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...