Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbahet të hënën, më 30 korrik në orën 10:00.
Kështu ka njoftuar zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
Në rend dite do jetë edhe vazhdimi i debatit parlamentar Kosovë-Serbi, i cili u ndërpre dje pas marrjes së lajmit për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi.
Rendi i ditës
11. Vazhdimi i debatit parlamentar për dialogun me Serbinë,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së
pajustifikueshme,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
15. Propozimi i grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për
zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2017 i Autoritetit Rregulltiv të Komunikimeve
Elektronike dhe Postare.
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...