Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thotë se Carlos Bacca është i lirë të largohet nga klubi këtë muaj.
31-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Rossonerët” deri në qershor të vitit 2020, por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Milan pasi tashmë lojtari ka shpenzuar një sezon si një i huazuar te Villarreali, transmeton portali arbresh.info.
Bacca, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Kolumbisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ka folur rreth dëshirës për të vazhduar në futbollin në La Liga, gjë që nuk është aspak shqetësuese për Gattuson.
“Nuk kam problem me të”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp pas humbjes në penalti ndaj Manchester United në International Champions Cup.
“Nuk i kam dhënë asnjëherë instruksione dhe ai ka një kontratë me Milanin. Më 31 korrik do të jetë në Milanello, ku stafi im është duke e pritur”
“E di se dëshiron të luaj sërish në Spanjë. Ka rregulla që duhet respektuar dhe duhet të ketë një dëshirë për qëndrim në klub”
“Nuk e detyroj askënd për të qëndruar. Kur të rikthehet në Itali, unë do të flas me të dhe do të shohim. Nëse dëshiron të qëndrojë atëherë është për mrekulli, përndryshe është më mirë nëse largohet”
Bacca iu bashkua Milanit nga Sevilla në verën e vitit 2015./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...