Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson se Cristiano Ronaldo do të vazhdoj të shënojë gola edhe në Serie A.
33-vjeçari, i cili është transferuar te “Zonja e Vjetër” për 100 milionë euro në fillim të këtij muaji, do të ketë pak kohë për tu njohur me bashkëlojtarët e tij të rinj për shkak se ka qëndruar jashtë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë për tu rikuperuar nga Kampionati Botëror, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo do të luaj aty ku ka luajtur gjithmonë, në front të treshes”, u ka thënë Allegri gazetarëve pas miqësore 2 me 0 të fituar ndaj Bayern Munichut.
“Dhe, ai do të shënojë gola, ashtu siç ka bërë gjithmonë”
Paraqitja e parë e Ronaldos pritet të bëhet në një miqësore tradicionale kundër të rinjve të klubit më 12 gusht./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës