Eden Hazard i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se nuk do të largohet këtë verë nga Chelsea në formë të papritur.
Hazard, siç raporton ‘Don Balon’, është duke kërkuar nga Perez që të arrijë një marrëveshje me Chelsean para se të mbyllet merkato e transferimeve të Premierë Ligës më 9 gusht, transmeton portali arbresh.info.
Kapiteni i Belgjikës dëshiron t’i bashkohet Real Madridit, por është duke refuzuar largimin nga Chelsea nëse klubi aktual i tij nuk arrin të gjej zëvendësuesin e tij.
Chelsea është duke kërkuar 200 milionë euro për shitjen e Hazardit dhe Perez beson se kjo shifër është e tepërt.
Megjithatë, Chelsea dhe Hazard mund të detyrojnë presidentin e Real Madridit të shtroj dorën brenda dy jave të ardhshme./arbresh.info/
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...
Maqedonia e Veriut kap sasinë më të madhe të kanabisit, 28 t...
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...