Të paktën 31 viktima janë raportuar pas sulmit vdekjeprurës afër një qendre të votimit në Pakistan. Më shumë se 35 persona u plagosën dhe po trajtohen në spital.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësi për sulmin në qendrën e votimit të qytetit Quetta, në ditën kur po mbahen zgjedhjet. Grupi ekstremist deklaroi se sulmi u krye nga një sulmues vetvrasës.
Rreth 105.96 milionë votues pritet të hedhin votën e tyre.
Qendrat e votimeve janë hapur në Pakistan për zgjedhjet nacionale në frymën e keqe të sulmeve vdekjeprurse.
Votimet e 25 korrikut përballin liderin opozitar Imran Khan’ Tahreek-e-Insaf kundër ish kryeministrit Nawaz Sharif.
Një shkëmbim me armë zjarri u raportua në një qendër të votimit në një zonë të veriut të Pakistanit, duke lënë të vdekur një aktivist opozitar dhe katër të lënduar.
Sondazhet shfaqin një garë të ngushtë në mes të partisë së Khan që ka 30 për qind, me partinë që po udhëheq me vendin me 27 për qind.
Në vendin e tretë është Partia Popullore e Pakistanit, të cilën e udhëheq djali i ish kryeministrit Benazir Bhutto, i cili ishte vrarë më 2007.
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...
Haxhiu viziton Myftiun Tërnava dhe uron qytetarët për Fitër ...