Drejtori i sapo zgjedhur te AC Milani, Leonardo raportohet të ketë kontaktuar ish trajnerin e Chelseas, Antonio Conte, rreth disponueshmërisë së tij.
Bazuar në një raport nga ‘Premium Sport’, Leonardo, i cili ka marrë detyrën si drejtor teknik te Milani, ka pranuar një “përgjigje pozitive” nga Conte, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ish trajnerit të Italisë i duhen ende “disa muaj” për të zgjedhur çështjen me Chelsean pas shkarkimit të tij.
Sidoqoftë, burimi i lartpërmendur thekson se kjo “nuk është një lajm i mirë” për Gennaro Gattuson për shkak se situata është “duke u zhvilluar në formë konstante”.
Pas shqyrtimit të apelimit së fundmi nga CAS, AC Milani është rikthyer në Evropa Ligë./arbresh.info/
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...