Rexha është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Biondina jonë ka arritur edhe një sukses të paparë deri më tani, e gjitha në saje të këngës “Means to Be”.
Këtë të fundit që e ka sjell në bashkëpunim me bendin Florida Georgia Line, ka hyrë në histori të zhanrit të muzikës Country.
Në këtë listë të Billboardit ka qëndruar përgjatë 34 javëve të plota dhe kjo ka bërë që të jetë falënderuese bukuroshja.
“Jam shumë falënderuese që jam pjesë e kësaj kënge dhe shumë e nderuar me çdo javë që ajo mbetet në krye të toplistës së Billboardit”, ka thënë 28-vjeçarja.
Gjithashtu, kujtojmë se Rexha është e nominuar edhe në “MTV Video Music Awards” po me këtë këngë në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”.
Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve të vitit 2018.
https://twitter.com/billboard/status/1021459948872626176

Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...