Dua Lipa po vazhdon suksesshëm turet dhe performancat e saj anekënd botës.
Këngëtarja kosovare me famë botërore së fundmi ka performuar në Paris, gjegjësisht në kuadër të festivalit “Lollapalooza” që mbahet çdo vit në kryeqendrën e Francës.

Ajo ka ndarë disa fotografi në rrjetet e saj sociale, pjesë nga performanca e saj, e që duket fantastike në paraqitje, si në stil, ashtu edhe publiku duket të jetë i ‘elektrizuar’ nga këngët e saj, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Dua më 10 gusht do të performojë në Prishtinë, në kuadër të festivalit Sunny Hill që do të mbahet në parkun ‘Gërmia’./Arbresh.info/

Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...