‘Sky Sport’ raportoi se agjenti i Karim Benzemas është takuar me AC Milanin javën e kaluar pasi sulmuesi francez aprovoi projektin e ri të gjigantit italian.
Sot (e shtunë), Benzema pretendoi se këto raporte nuk janë të vërteta duke i quajtur mediat “gënjeshtar”, transmeton portali arbresh.info.
Por, kush është duke e thënë të vërtetën? Në fakt, një raporti i ri i shfaqur së fundmi konfirmon se agjenti i Benzemas është takuar me të vërtetë me AC Milanin javën e kaluar.
Ndërmjetësuesi Ludovic Fattizzo ka folur për ‘Sky Sports’ rreth takimit Benzema – Milan duke thënë:
“Benzema – Milan? Po është e vërtetë. Unë jam takuar me Milanin dhe reprezentuesin e Benzemas, por nuk mund të them diçka tjetër rreth kësaj çështje për momentin”
Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë për shkak se Milani është në një menaxhment të ri./arbresh.info/
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...