Pas suksesit të saj të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror, Rusia 2018, Era Istrefi po shijon maksimalisht pushimet.
Bukuroshja nga Prishtina aktualisht gjendet në kryeqytet ku pranë familjes po shijon pushimet, shkruan Telegrafi.
Dhe, Nora Istrefi nuk e ka lënë Erën të qëndrojë vetëm në shtëpi, por kanë shijuar së bashku jetën e natës.
Ato janë shfaqur në Duplex, në një prej klubeve prestigjioze të kryeqytetit.
https://www.facebook.com/telegrafi.magazina/videos/1986388311652043/?t=0
Era në një moment shfaqet duke kënduar hitin e madh të Gjikos e Norës, “Gabime”.
I gjithë momenti u regjistrua nga Nora Istrefi e cila ka publikuar videon në InstaStory.
Era Istrefi është mjaft e lidhur me familjen dhe pavarësisht suksesit ndërkombëtar, ajo gjithnjë kalon kohë të konsiderueshme në Prishtinë, aty ku u rrit edhe ku doli si artiste. /Arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit