Qeveria serbe ka refuzuar kërkesën për vizitë të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili kishte ftesë nga boshnjakët ta vizitojë Novi Pazarin.
Kryediplomati kosovar kishte marrë ftesë për të vizituar këtë vikend Sanxhakun, por një gjë të tillë në momentin e fundit ia pamundësua shkuarja në Novi Pazar nga autoritetet serbe.
“Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara. Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme të rreme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se këtë pengesë do ta adresojnë te zonja Mogherini dhe autoritetet tjera ndërkombëtare.
“Mentaliteti shovinist i pushtetit në Beograd nuk mund të lejohet të pengojë progresin euroatlantik dhe paqen në Ballkanin perëndimor”, thuhet në reagim.
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit