Rrjeti më i madh social, Facebook, ka suspenduar një kompani që merret me analiza, për shkak të dyshimeve të bashkëpunimit me Rusinë, ndarjes së informacioneve që merr nga përdoruesit e rrjetit social.
Më 20 korrik, Facebook deklaroi se ende nuk ka prova të mjaftueshme për keqpërdorim të informacionit nga Facebook apo Instagram, por hetimet po vazhdojnë.
Kompania Crimson Hexagon ka punuar në kontrata të analizimit të të dhënave të klientëve të Facebook, duke përfshirë një organizatë joqeveritare të quajtur Fondi i Zhvillimit të Shoqërisë Civile, që ka lidhshmëri me Kremlinin.
Sipas gazetës, kjo organizatë ka përdorur informatat e kompanisë për të analizuar oponionin publik në Rusi rreth qeverisjes së Vladimir Putin.
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...