Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka asnjë shtet që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.
Në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nëse një notë verbale e njohjes i ka shkuar një shteti, tërheqja e njohjes duhet të shkojë përmes po atij shteti.
“Kur të tërhiqet njohja prej një shteti i bie që je në gjendje lufte. Ju garantoj se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka asnjë notë verbale që ia tërheq njohjen. Kjo është një fushatë e Serbisë. Nëse e shihni, ka një letër të njëjtë e cila përhapet për të gjitha shtetet që ata thonë se e kanë tërhequr njohjen. E ftojnë kryeministrin e një vendi dhe për shkak të mikpritjes që e bëjnë për të e detyrojnë të thonë se do ta shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së njohjes. Këtë e përdorin për të thënë se njohja u tërhoq”, ka thënë ai.
Pacolli ka komentuar edhe incidentin me aeroplanin e tij, bashkë me krerët e shtetit, ish-krerët e UÇK-së, që rrugës për në Bruksel kishin kaluar në hapësirën ajrore të Serbisë. Ai ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë, se kanë udhëtuar rreth 20 minuta në atë hapësirë por janë kthyer pas kur Pacolli ka kuptuar se Tirana ka urdhrin për atë kthesë./Koha.net/
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...