Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti ka mohuar se me pozitën kanë pajtim për seancën e Kuvendnit.
Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë me qëndrimin sikur që kishte sot.
Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi është jo funksional.
“Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund te caktohen çdo dite seanca te Kuvendit, por qëndrimi jone mbetet i njëjte, sic ishte ne seancën e sotme. Jemi te vendosur te ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”, ka shkruar Hoti.
LDK sot nuk ka marrë pjesë në votim në pikën për ndërtimet pa leje. Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli sot pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se do shpreson që në seancën e ardhshme të ketë një mirëkuptim edhe nga opozita dhe të kalohet ligjet e pa miratuara.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...