Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Brukseli i ka bërë atij presion sa i përket ftesës së tij për vizitë zyrtare në zonën e Sanxhakut.
Megjithatë Ministri Pacolli në Info Magazine, tha se ka kërkuar leje nga Beogradi dhe nëse ajo aprovohet nuk do të pranonte mendimin e askujt për ta realizuar këtë vizitë, njofton Klan Kosova.
”Kam presion nga Brukseli, që mos ta bëjë këtë vizitë. Kemi bërë kërkesë në Beograd, dhe nëse unë kam leje për të hyrë në Serbi, unë do ta bëjë atë, pa marr parasysh se cka thonë të tjertë”.
”Unë shoh në media pak a shumë hidhërimin e disa krerëve në Beograd. Unë nuk kam cka të kërkojë në Sanxhak për provokime”.
Pacolli më tej tha se në rast që Beogradi nuk e lejon vizitën e tij në Sanxhak, nuk do bëhej si Marko Gjuriq i cili në mënyrë të jashtëligjshme hyri në Kosovë, njofton Klan Kosova.
”Jetoj që 40 vjet jashtë Kosovës, e ndjej veten jashtëzakonisht të lirë në udhëtime, e ndjejë vetën tejet të lirshëm, por nëse nuk kam leje të hyjë në Serbi nuk do të bëhem si Marko Gjuriq të hyjë maleve rrugë të cilat nuk i di, unë s’do të shkojë fare nëse s’më lejohet”.
”Do ta respektoja ftesën e homologut tim. Unë nuk do të kisha marr media nga Kosova për të provokuar dikë. Kur ka ardhur Gjuriq ka ardhur në Kosovë, e ka shfaqur para medieve tre gishta ka provokuar. Unë s’do ta provokoja askënd”.
”Do të shkoja në Novi Pazar si person zyrtar e jo si person privat. Si person privat edhe nesër do të shkoja dhe s’kam nevojë fare ta pyes dikë, por jam ftuar si Ministër i Jashtëm”.
”Mesazhi im nuk do të ishte provokues sic ka bërë pala serbe, në këtë rast Marko Gjuriq me ardhjen e tij në Kosovë”/KLANKOSOVA.TV
Sanxhaku është një rajon që shtrihet në Serbi e Mal të Zi, e i cili banohet kryesisht me popullatë boshnjake. Deri vonë, në pjesë të ndryshme të kësaj zone kanë jetuar edhe shqiptarët.

“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...