Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme, pasi që nuk pati kuorum për të votuar projektligjet e mbetura nga seancat e kaluara.
Pas pauzës, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim edhe një projektligj për të cilin votuan vetëm 46 deputetë, 40 pro dhe 6 kundër.
Veseli tha se me këtë ndërpritet seanca e sotme dhe pritet të mblidhet kryesia për të caktuar një seancë të re.
Ndryshe, kohëve të fundit Kuvendi po dështon shpesh që të votojë projektligjet e sjella për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancën e sotme ishin paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik.
Në këtë seancë, pas përfundimit të pikave të mbetura nga disa seanca të kaluara, ishte paraparë të hynte edhe një mocion i PSD-së, për të diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...