Mocioni procedural i propozuar nga grupi parlamentar i PSD-së, do të futet në seancën e ardhshme, e jo siç kërkoi Visar Ymeri që ai të futet urgjentisht me fillimin e seancës.
Lajmin e bëri të ditur kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Ai tha se ka një dakordim të shefave të grupeve parlamentare që kjo propozim të futet në seancën e re.
Deputeti Visar Ymeri me hapjen e seancës plenare propozoi një mocion procedural urgjent në Kuvend për të debatuar lidhur me bisedimet finale me Serbinë në Bruksel.
“Kërkoj që urgjentisht të kërkohet në këtë seanca pa filluar me tjerat, të futet çështja e bisedimeve finale me Serbinë që po vazhdojnë nga zyra e presidentin e që po e anashkalohet krejtësisht presidenti i vendit, Hashim Thaçi”, tha Ymeri.
Këtë ide e përkrahu edhe LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje. Por, Konjufca i Vetëvendosje u shpreh kritik ndaj Ymerit.
“Natyrisht se është urgjente të bisedohet për dialogun. Por, po ashtu e kam një kritikë. Ndonëse votat do ua japim këtë herë, por jo që të bëni sikur duke e sharë opozitë. Po u them se do tua japim votat, por jo duke sharë”, i tha Konjufca, ish partiakut të tij.
Nga ana tjetër, deputetët e koalicionit qeverisës thanë se futja e këtij mocioni procedural me urgjencë, është i panevojshëm.
“Kur doli zotëri Ymeri mendova që mos na ka shpall kush luftë. Nuk është urgjente kjo sepse deri më tani është folur shumë për bisedime. Me 40 nënshkrime mund të kërkojnë seancë për bisedime. Për neve është e paarsyeshme të rrëmbehet seanca. Në mendojmë se nuk ka urgjencë për sot”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Kurse, Ahmeti Isufi i AAK-së tha se kjo kërkesë për mocion proporcional vjen për ta relativizuar rekomandimin e Komisionit Evropian për vizat./Arbresh.info
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...