Për aspektet juridike të marrëveshjes me Maqedoninë, prapavija historike, zbatimi i saj, emri, përdorimi, gjuha dhe nënshtetësia, janë disa nga temat që sot do të diskutohen nga profesorët juridik në Greqi, në një konferencë që e organizon Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.
Nga MPJ greke thonë se qëllimi i konferencës është që të ketë debat global dhe profesional në lidhje me gjitha çështjet që dalin nga marrëveshja historike mes Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Diskutime do të ketë në katër sesione dhe pritet të kontribuohet në qartësimin e koncepteve kritike dhe termeve juridike, me qëllim që të informohet opinioni”, thonë nga MPJ e Greqisë.
Debati pritet të zgjasë shtatë orë dhe do të përfundojë sonte me fjalimin e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, i cili do të flet në temën “Vlerësimi i marrëveshjes së Prespës dhe zbatimi strategjik”.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje