Mund të kesh një rrogë prej 24 milionë euro në vit dhe të jesh mbi anijën e një Ong që shpëton migrantët në Mesdhe.
Kjo është historia e bukur e Marc Gasol, në ditët kur drama e migrantëve gjeti foton simbol, atë të shpëtimit të Josephine, në det, pranë trupit të një nëne e një fëmije të vdekur. Mes njerëzve të ekuipazhit të anijës Astral të ONG Proactiva Open Arms është edhe Marc Gasol.
Në foto duket si përdor muskujt dhe 2 metra e 16 centimetra gjatësi për të ngjitur në bord barelën në të cilën ndodhet gruaja e shpëtuar.

“Ndrydhje, tërbim, pafuqi. Èshtë e pabesueshme se si shumë persona vulnerabël braktisen në fatin e tyre në det. Kam një admirim të thellë për ata persona që tani i quaj shokët e skuadrës”, është mesazhi në Tëitter, i kampionit të basketbollit, në përfundim të ndërhyrjes shpëtimtare. “Ata persona – tha spanjolli – duhen shpëtuar. Duke menduar dy fëmijët e mi, vendosa të bëj dicka” tregoi lojtari për El Pais.
Gjithcka nisi kur Gasol takoi Oscar Camps, krijuesin e Proactiva Open Arms. Fjalët e tij i ndikuan, por një vit më parë nuk mundi dot ti kushtohej kësaj sfide njerëzore, duke qenë se ishte i detyruar të luante në kampionatin Europian, ndërsa ky ishte vitit i duhur.
Nuk është publicitet dhe as shaka. Marc Gasol, spanjoll, 33 vjecar, është një nga yjet e Nba. Është vëllai i Pau, një tjetër kampion i basketbollit. Marc luan me Memphis Grizzlies, për tre herë është thirrur në All Star Game. Ka një pagesë vjetore që prek shifrën e 24 milionë euro në sezon, por verën ka vendosur ta kalojë kështu…në bordin e një anije që kundron në Mesdhe me shpresën të shpëtojë njerëz që tentojnë me dëshpërim ta kalojnë detin.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...