Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për Kosovën, kështu duke hapur rrugën për heqjen e vizave për kosovarët.
Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli pas kthimit nga Brukseli tha se në Bruksel ishin të gjithë unik dhe të bashkuar.
“Për Kosovën u fol në çdo korridor e zyre ku ishim në Bruksel. Ishte një ditë e bukur për Kosovën, ishim unik dhe do të doja që kjo të vazhdojë.”
“Nga dita e parë që kur kam filluar të punoj për këtë mandat synim ka qenë liberalizimi i vizave. Nuk jemi ndal në asnjë moment. Dhe sot mund të them se ky mund u shpagua. Nuk do të ndalemi, sfidat janë të mëdha ende por dëshira dhe vullneti nuk mungojnë. Nëse shkon gjithçka ashtu siç është parapa në fund të vitit do të ecim pa viza”, tha Pacolli./Arbresh.info/

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit