Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se ky lajm na ka gëzuar të gjithëve.
Hoxhaj tha se me këtë rekomandim qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza duke i kontribuuar evropianizimit dhe modernizimit të vendit tonë.
“Lajmi i shumëpritur se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, na ka gëzuar të gjithëve. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët do të mund të udhëtojnë pa regjim vizash në zonën Schengen, duke i kontribuuar evropianizimit dhe modernizimit të Kosovës, në rrugë e sipër për t’u anëtarësuar në BE”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj ka falënderuar komisionerin Avramopoulos dhe liderët e institucioneve të BE-së për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin