Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Në një postim në Facebook, Besnik Tahiri ka shkruar se takimi ishte i frytshëm, gjatë të cilit u diskutua për problemet që përballen komunat.
Më poshtë postimi i Tahirit:
Qeveria e Kosovës është duke intensifikuar punët për të mbështetur pushtetin lokal me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore.
Në kuadër të kësaj, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, sot mbajta një takim shumë të frytshëm me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri.
Me Xhafën diskutuam problemet kryesore me të cilat komunat ballafaqohen dhe i pamundëson realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik lokal.
Gjatë muajve të fundit, Qeveria e Kosovës ka marr rreth 30 vendime të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik lokal, dhe do të vazhdojmë me një ritëm më të madh për të mbështetur komunat e ndryshme, pa dallim përkatësie politike apo të tjera.
Më vjen mirë që kryetarët e komunave në bashkëpunim me Qeverinë po ndërtojnë vizion të qartë për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një të ardhme të sigurt dhe prosperuese.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi