Të shikuarit e kësaj makine vetëvozitëse nga Roborace, që përfundon xhiron nëpër Goodwood Hillclimb, mund të thuhet se është pak e parehatshme
Pasi u bë e ditur se modeli autonom Robocar, do të bëjë xhiro në shtigjet malore të Goodwood Festival of Speed, ashtu edhe ndodhi dhe gjithçka përfundoi me sukses, transmeton Telegrafi.
Me ndihmën e një numri të madh të sensorëve, makina elektrike ka lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme nëpër serpentina, duke shmangur pengesat si trungjet e pemëve, sasitë e sanës dhe muret.
Për dallim prej Mustagut autonom, që goditi disa herë sanën edhe pse e kishte një shofer rezervë, Robocar kreu gjithçka si duhet.
Sensorët e vënë në të gjitha anët, i mundësonin ta shikonte ambientin në 360 shkallë, ndërsa informacione mblidhte edhe nga radari, kamerat dhe sistemi GPS. Të gjitha procedoheshin nga një kompjuter i avancuar, që e vinte në funksion makinën përmes aplikacionit që luante rolin e shoferit. /Telegrafi/
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...