Evertoni ka “bërë një kontakt” me ish lojtarin e Manchester United, Adnan Januzajn, sipas raporteve të fundit nga Belgjika.
Anësori 23-vjeçar është aktualisht te skuadra spanjolle Real Sociedad pas largimit nga United për kalim në La Liga sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Por, ‘Het Nieuwsblad’ sugjeron tani që një rikthim i menjëhershëm në Premierë Ligë mund të ndodhë duke shtuar se stadiumi Goodison Park mund të jetë një “destinacion i mirë” për Januzajn pasi futbollisti me prejardhje shqiptare e njeh mirë pjesën veriperëndimore të Anglisë.
Januzaj ua kujtoi audiencës angleze talentin e tij kur shënoi një gol të bukur në fitoren 1 me 0 ndaj “Tre Luanëve” në ndeshjen me Belgjikën në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Goli i siguroi Belgjikës vazhdimin tutje në fazat grupore dhe në fund ata siguruan vendin e tretë të turneut duke mposhtur sërish Anglinë./arbresh.info/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...