Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se rekomandimi për vizat do të jetë sot pozitiv dhe se ky vendim pritet të jepet sot në ora 11:30.
Këtë deklaratë, Veseli e bëri para mediave pas takimit që delegacioni i Kosovës me në krye udhëheqësit shtetëror kanë pasur para pak minutash me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, përcjell arbresh.info.
“Eurokomisionerja Avramopolus do të jap lajmin pozitiv sot në ora 11:30, rekomandimi pozitiv do të jetë për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Nga dialogu presim qe Kosova të jetë anëtare e OKB, presim njohjen e shtetit tonë nga Republika e Serbisë, ne duam paqe, të kemi perspektivë si shtete të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Veseli./Arbresh.info
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...