Liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi tashmë kanë hyrë në objektin ku do të mbahet takimi me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini
Temë diskutimi do të jetë faza përfundimtare e dialogut me Serbinë.
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic, i ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Twitter, ku shihet delegacioni kosovar në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Ajo në postimin e saj po ashtu ripërsëriti arsyet e këtij takimi të liderëve kosovarë me Mogherini-n, ndër to edhe çështja e liberalizimit të vizave.
“Federica Mogherini takon Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin kosovar të dialogut, por po ashtu që ta diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së”.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...