Pas ndarjes nga Elvana, Flori u fol se kishte nisur një lidhje të re me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu. Madje u tha se Liberta ishte arsyeja pse Flori u zhvendos për të jetuar në Prishtinë.
Por edhe pse asnjëri prej tyre kurrë nuk e pranoi publikisht, ishin disa detaje që i tradhëtonin.
Megjithatë, producenti sapo i surprizoi të gjithë me postimin e bërë mbrëmjen e kaluar. Ai u shfaq teksa mbante duart e një femre në gishtin e së cilës dallohej një unazë fejese. Kaq mjaftoi për të hamendësuar të gjithë se ai ishte fejuar dhe postimi u mbush me urime nga miqtë dhe të afërmit. Por pa zbuluar identitetin e saj. Shumë mendonin se vajza në foto ishte Liberta, por ka edhe nga ata që nuk e besojnë.
Moderatorja regoi sot për herë të parë pas lajmit të dhënë nga Flori me një foto në Instastorien e saj ku shfaqet në një pozë mjaft seksi, duke i bërë konfuzë të gjithë. Teksa fansat presin konfirmimin e Libertës, kjo e fundit i ka hutuar edhe më shumë.

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...