Punëtorët e ndërtimit duhej të mbanin pantallona të gjatë në disa vende të Zvicrës deri më tani. Kjo për arsye që ato të shihen kur kalojnë automjetet. Për shkak se kjo është e pakëndshme për stinën e verës, Shoqata e Ndërtimit Zviceran dhe Suva mohuan këto rregulla.
E gjitha përfundoj me sukses, pasiqë dispozita kontraversale “Veshje paralajmëruese kur punojnë në hapësira publike” bie poshtë. Punëtorët e ndërtimi tani mund të tregojnë këmbët! Shoqata e rrugëve dhe tranpsortit ka dhënë bekimin e tyre, transmeton IndeksOnline.
“Punëtorët e ndërtimit duhet të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë e tyre, çfarë bëjnë ata në punë”, deklaroi drejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Benedikt Koç.
Pantallonat e gjata ndonjëherë ngjallin më shumë rrezik se sa mbrojtje. Sepse në temperaturat ekstreme dhe në dritën e diellit të fortë, pantallonat e gjata, sidomos nëse janë afër lëkurës, mund të çojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe në problemet e qarkullimit të gjakut.
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin