Një person ka ndërruar jetë sonte nga të shtënat me armë në fshatin Llaushë të Podujevës.
Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi për Indeksonline ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 ku pas një mosmarrëveshje një person i gjinisë mashkullore ka vdekur.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident, mosmarrëveshje. Njësitë policore ju kanë përgjigje rastit. Është ftuar emergjenca, viktimës ju ka ofru ndihma mjekësore, por ka ndërruar jetë”, ka thënë Bislimi.
Ai ka shtuar se kjo vdekje është cilësuar si e dyshuar.
“Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë”, ka theksuar ai.
Rasti është duke u hetuar.
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin