Flamuri kombëtar me përmasa gjigante është shpalosur mbrëmjen e sotme (e martë) në Suedi.
Në takimin kthyes të zhvilluar në kuadër të raundit të parë kualifikues në UEFA Ligë të Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Malmos është shpalosur flamuri kombëtar, shkruan portali arbresh.info.
Tifozët e kampionit të Kosovës, “Intelektualët” kanë mbuluar një pjesë të stadiumit Swedbank me flamurin kombëtar me përmasa gjigante prej 330 metra katror gjatë ndeshjes.
Sidoqoftë, klubi gjilanas nuk arriti të krijoi ndonjë befasi për tu rikthyer nga disfata e thellë (3 me 0) e pësuar javën e kaluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Drita u mposhtë sonte me rezultat 2 me 0 nga kampioni suedez pas golave nga Samuel Adrian dhe Eric Larsson që i dhanë fund rrugëtimit tonë në Ligë të Kampionëve.
Rivali i ardhshëm i Dritës është fituesi i ndeshjes në kuadër të Evropa Ligës ndërmjet F91 Dudelange – Videoton./arbresh.info/
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën