Një gjykatë e Bangladeshit sot dënoi me vdekje 4 persona për kryerje të krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës së vitit 1971, e cila shënoi shkëputjen e vendit nga Pakistani, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ata u dënuan me vdekje me varje”, deklaroi kryetari i një gjykate tre anëtarëshe, Shahinur Islam, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Bangladesh Sangbad Sangstha (BSS).
Të dënuarit, Akmal Ali Talukder, 79 vjeç, Abdun Nur Talukder 66 vjeç, Anis Miah 80 vjeç dhe Abdul Mosabbir Miah 67 vjeç kanë kryer gjenocid, vrasje, rrëmbim dhe torturë nga 7 deri më 24 nëntor të vitit 1971 në fshatrat Panchgaon dhe Paschimbhag të rrethit Moulvipazar, bëri të ditur Tribunali Ndërkombëtar i Krimit (TNK).
Gjykata udhëzoi autoritetet të arrestojnë të dënuarit e arratisur.
TNK është një gjykatë vendore e krimeve të luftës në Bangladesh e themeluar në vitin 2009 për të hetuar dhe ndjekur penalisht të dyshuarit për krime lufte në vitin 1971.
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...