Këngëtari i West Side Family, Landi Hysi ka festuar sot ditëlindjen.
Mes urimesh ai është surprizuar dhe nga një mik i vjetër, pikërisht kryeministri Edi Rama. Landi ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale këtë surprizë.
‘Rrofsh e qofsh’ shkraun Landi në videon e publikuar ku duket një shishe vere e dërguar enkas nga kryeministri i vendit për këngëtarin.
Kujtojmë se Kryeministri Rama ka bërë dy bashkëpunime muzikore me djemtë e ‘WSF’ në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe më pas kur garoi për herë të parë për kryeministër të vendit.
Këngët ‘Tirona’ dhe ‘Çohu’ u bënë ndër hitet më të pëlqyera të atyre kohëve./Arbresh.info/

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin