Forca e Armatosur e Kosovës nga sot do ti ketë në dispozicion rreth 50 multi automjete funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë të tipit HAMI.
Ambasadori i SHBA-ve Greg Delawi tha se blerja e këtyre automjeteve po dëshmon se Kosova është e gatshme për integrime auto-atlantike.
“Këto automjete janë në shërbim më shumë se 30 vite dhe me vjen shumë mirë që FSK-ja ka përzgjedhur si automjetin e tyre të se ardhmes. Kjo po i tregon gjithë botes se Kosova është e gatshme të jetë pjesë euroatlantike dhe t’i qoj të gjitha proceset përpara. Dëshiroj ti përgëzoj Ministrin dhe Qeverinë që kanë përzgjedhur këto automjete, sot fitues janë qytetaret e Kosovës. Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj ere të re të FSK-së”, tha ambasadori amerikan në ceremoninë e nënshkrimit.
Ludvi Vanbetoven përfaqësues i ndërmarrjes që i punon automjeteve HAMI tha se “përmes ndërmarrjeve tona ne kemi arritur të ndërtojmë shumë automjete të rëndësishme për ushtri. Kemi rreth 70 vende të rëndësishme që të furnizojmë këto mjete dhe jemi të gëzuar që edhe Kosova është një nga to”./Arbresh.info/

Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...
Tash e dy javë nga rënia e telit të rrymës në Rrugën C, ende...
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...