Forcohet FSK, blen mbi 50 automjete ushtarake të prodhuara në Amerikë (VIDEO)

16:41 | 17 Korrik 2018
M. A.

Forca e Armatosur e Kosovës nga sot do t’i ketë në dispozicion rreth 50 multi automjete ushtarake të lëvizshmërisë së lartë të tipit HAMI.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e nënshkrimit për blerjen e automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë për FSK-në tha se FSK është një shembull i mirë i ecjes së Kosovës më Naton dhe SHBAN.

” FSK po modernizohet më këtë pajisje dhe po ngritët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bonstilli janë sinonim e Kosovës dhe ngritjes së FSK-së. Kjo është forca e të gjithëve, të gjitha komuniteteve dhe qytetarëve. Si e tillë e ka besimin e të gjithëve ne dhe i gëzohem faktit që kjo forcë po pajiset më këtë teknologji të avancuar”, tha kryeministri.

Ministri i FSK-së, Rrustrm Berisha, tha se këto pajisje do të ndikojnë drejtpërdrejtë në operacionet e FSK-së .

Pajisja me këto automjete është mjaft e rëndësishëm dhe ndikon drejtpërdrejt në operacionet e FSK dhe në bashkëpunimin më SHBA. Këto automjete ndikojnë në modernizimin dhe shërbejnë për përmbushjen e misionit të FSK-së. E falënderojmë SHBA që po na ndihmon në vazhdimësi në të gjitha aspektet“, tha Berisha me rastin e nënshkrimit për blerjen e këtyre automjeteve.

Ambasadori  i  SHBA-ve Greg Delawi tha se blerja e këtyre automjeteve po dëshmon se Kosova është e gatshme për integrime auto-atlantike.

“Këto automjete janë në shërbim më shumë se 30 vite dhe me vjen shumë mirë që FSK-ja ka përzgjedhur si automjetin e tyre të se ardhmes. Kjo po  i tregon gjithë botes se Kosova është e gatshme të jetë pjesë euroatlantike dhe t’i qoj të gjitha proceset përpara. Dëshiroj ti përgëzoj Ministrin dhe Qeverinë që kanë përzgjedhur këto automjete, sot fitues janë qytetaret e Kosovës. Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj ere të re të FSK-së”, tha ambasadori amerikan në ceremoninë e nënshkrimit.

Ludvi Vanbetoven përfaqësues i ndërmarrjes që i punon automjeteve HAMI  tha se “përmes ndërmarrjeve tona ne kemi arritur të ndërtojmë shumë automjete të rëndësishme për ushtri. Kemi rreth 70 vende të rëndësishme që të furnizojmë këto mjete dhe jemi të gëzuar që edhe Kosova është një nga to”. /Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale