Kryeministri Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se krerët e shtetit do të shkojnë në Bruksel për dialogun nesër.
“Do të ju informojmë se çfarë do të ndodh atje. Presim edhe lajmin e mirë për viza këtë javë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, raporton arbresh.info.
I pyetur në lidhje me mospjesëmarrjen e opozitës nesër në Bruksel, Haradinaj ka thënë se ata mund të marrin pjesë ndonjëherë tjetër dhe se nuk kanë kohë për të humbur duke i pritur ata.
“Ka mundur të vijë opozita. Mund të vijë herën tjetër. Institucionet duhet t’i kryejnë disa detyra që kanë para vetës. Është një situatë e tillë që duhet të veprojmë, pra nuk mund ta vonojmë vendin”, është shprehur Haradinaj. /Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1874339525964464/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime